Blinken dhe Lavrov nuk u takuan Shkup, SHBA-ja dhe Rusia kundërshtuan të ardhmen e OSBE-së, për Ukrainën, Ballkanin

Blinken dhe Lavrov nuk u takuan Shkup, SHBA-ja dhe Rusia kundërshtuan të ardhmen e OSBE-së, për Ukrainën, Ballkanin

Entoni Blinken dhe Sergej Lavror në Shkup me dashje apo pa dashje nuk u takuan, por nuk përputhen edhe qëndrimet e SHBA-së dhe Rusisë për zhvillimet aktuale gjeopolitike, për situatën dhe të ardhmen e OSBE-së, për zhvillimet në Ukrainë dhe në Ballkan. Blinken ishte në darkën joformale të liderëve dhe u largua për në Izrael, ndërsa Lavrov mbajti një fjalim të gjatë në seancën plenarë të Këshillit të ministrave, i cili i bojkotua nga disa delegacione. Ardhja e tij në Shkup ishte arsyeja për anulimin e prezencës të ministrave të Punëve të Jashtme të Ukrainës dhe disa vendeve të tjera.

Lavrov mbajti konferencë për shtyp në margjinat e Këshillit të Ministrave, ku përsëri akuzoi Perëndimin se po shkatërron OSBE-në, si përgjegjës për të gjitha problemet në Ballkan, se diplomati i parë amerikan, Blinken, dhe jo ai, iu shmang takimit në Shkup, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe ërfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Brrell. Ai gjithashtu dha këshilla për gazetarët se si të punojnë dhe kritikoi se pyetjet e tyre në lidhje me Ukrainën janë propagandë.

null

Sipas ministrit rus të Punëve të Jashtme Lavrov, problemet me të cilat ballafaqohet rajoni i Ballkanit burojnë nga Perëndimi, që nga koha e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Perëndimi, vlerësoi Lavrov, ka pasur gjithmonë interes për të nxitur kombet kundër njëri-tjetrit. Në pyetjen e MIA-s se si e sheh Rusia agresionin identitar ndaj Maqedonisë së Veriut nga degët bullgare dhe nëse ato kanë prapavi ruse, ai u përgjigj se nuk është një njohës i madh i marrëdhënieve maqedono-bullgare dhe përsëriti se, sipas tij, problemet për rajonin i kanë rrënjët nga Perëndimi.

“Lavrov pa bazë ua hedh fajin të tjerëve dhe e ka përsosur atë art, është përgjigjur përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në OSBE, Majkëll Karpenter,

“Do të kishte qenë adekuate të bëjë introspektim më të madh të ndikimit malinj russ ndaj shumicës së shteteve demokratike, përfshirë edhe Ballkanit Perëndimor, ku ai është i theksuar”, tha Karpenter në konferencën për htyp në kuadër të Këshillit ministror të OSBE-së në Shkup.

Русија останува изолирана во рамки на ОБСЕ поради воената агресија врз Украина, порача постојаниот претставник на САД во ОБСЕ, амбасадорот Мајкл Карпентер говорејќи  на денешната прес-конфере

Në pyetjen, ndërkaq, për ta komentuar deklaratën e Llavrovit, tha se sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken dhe Zhozep Borel “ikën në mënyrë frikacake nga takimi me të”, Karpenter tha se “askush nuk dëshiron të ulet në trezë me Llavrovin dhe të dëgjojë gënjeshtra dhe dezinformata dhe propagandë”.

Lidhur me atë nëse pret bllokada të mëtutjeshme dhe veto në OSBE, duke pasur parasysh e Malta tani e ndërmerr kryesimin, Karpenter tha se OSBE-ja do të vazhdojë të funkisonojë dhe se kjo është Organizatë e nëdrtuar mbi konsensus dhe është e vendosur si vegël për bashkëpunim.

Largimi i Blinkenit dhe Borellit nga Shkupi, nga ana tjetër, për Lavrovin paraqet një përpjekje për të izoluar Rusinë dhe ky ishte qëllimi i anulimit të pranisë së ministrave të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Polonisë dhe vendeve baltike.

Blinken dhe Borell morën pjesë në darkën joformale të liderëve të mërkurën, por nuk ishin në hapjen zyrtare të Takimit Ministror, ​​ku SHBA u përfaqësua nga ndihmës sekretari shtetëror për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Xhejms O’Brajan. Blinken, siç njofton Departamenti i Shtetit, është nisur për në Izrael, ndërsa në vend ka pasur takime me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe kryesues të OSBE-së, Bujar Osmani.

Министерот за надворешни работи на РСМ Бујар Османи денеска на фејсбук им се заблагодари на сите шефови на делегации присутни на денешниот 30-ти Министерски совет на ОБСЕ.

Moska dhe Uashingtoni janë gjithashtu në mosmarrëveshje lidhur me funksionimin dhe të ardhmen e OSBE-së, një organizatë që e ka origjinën e saj në epokën e detentimit të fillimit të viteve 1970, e krijuar për të shërbyer si një forum shumëpalësh për dialogun dhe negociatat midis Lindjes dhe Perëndimit dhe për t’iu përgjigjur sfidave pas periudhës së pas Luftës së Ftohtë.

Lavrov beson se ka një rënie të plotë të gjithçkaje të krijuar nga OSBE-ja dhe se ka një degradim të të gjitha dimensioneve të Organizatës – të sigurisë, diplomatike, ekonomike dhe civile.

Sipas Lavrov, kolegët evropianë nuk morën asnjë mësim dhe se mbi 90 për qind e të gjitha fjalimeve në seancën plenare ishin konfirmim i kësaj.

Në anën tjetër, SHBA-ja beson se OSBE-ja do të vazhdojë të funksionojë dhe se kjo Organizatë është ndërtuar me konsensus dhe është krijuar si mjet për bashkëpunim.

“Edhe pse këto ditë është shumë e vështirë sepse Rusia po minon parimet bazë të rendit ndërkombëtar. Rusia pengon punën e OSBE-së dhe është e izoluar për shkak të agresionit ushtarak kundër Ukrainës. Por ne do të bëjmë çmos për të gjetur zgjidhje kreative për problemet për të arritur rezultate”, tha Karpenter në konferencën për shtyp.

 

null

Karpenter, ndërsa para kësaj edhe Blinken, shprehën mirënjohjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut për, siç vlerësuan, punën e madhe që ka bërë gjatë kryesimit njëvjeçar të OSBE-së në një kohë shumë të vështirë, si dhe për organizimin e tubimit në Shkup.

Përveç zgjedhjes së kryesuesit të ri të Maltës, Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup është arritur gjithastu  marrëveshje fillestare për vazhdimin e mandatit për nëntë muaj të Sekretarit të Përgjithshëm, përfaqësuesve të lartë për pakicat kombëtare, lirinë e medias dhe Zyrën për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut.

Maqedonia e Veriut dhe kryeqyteti Shkupi në tre ditët e kaluara pritën rreth 1000 delegatë nga 57 vende anëtare të Organizatës dhe vendet partnere.

Në Këshillin e 30-të Ministror të OSBE-së, ngjarja më e madhe politike ndërkombëtare e organizuar në vend që nga pavarësia, morën pjesë krerët e diplomacisë së numrit më të madh të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së – SHBA, Kanada, Britania e Madhe, ministra nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, nga Mesdheu, Lindjes e Afërt dhe Azia Qendrore. 

MARKETING