Australia kërkon falje publike për të mbijetuarit e tragjedisë nga medikamenti talidomid

Australia kërkon falje publike për të mbijetuarit e tragjedisë nga medikamenti talidomid

Qeveria e Australisë kërkoi falje publike të mërkurën për të mbijetuarit e tragjedisë së medikamenti talidomid në fillim të viteve 1960, transmeton Anadolu.

“Qeveria e kryeministrit Anthony Albanese dhe Parlamenti australian, në emër të popullit të Australisë u kanë kërkuar sot falje publike, të parezervuar dhe të vonuar të gjithë të mbijetuarve të talidomidit, familjeve të tyre, të dashurve dhe kujdestarëve të tyre”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kërkimi i faljes u bë në prani të të mbijetuarve, së bashku me familjarët, kujdestarët dhe mbështetësit e tyre në parlament.

Kryeministri Albanese premtoi se qeveria e tij do të rihapë Programin e Mbështetjes së të Mbijetuarve Talidomide për të siguruar që “të gjithë të kenë mbështetje”.

Në fillim të viteve 1960, talidomidi ishte përbërës aktiv në një ilaç qetësues që u shpërnda gjerësisht te shumë nëna në Australi dhe në mbarë botën. Më vonë u zbulua se shkakton keqformime të gjymtyrëve, fytyrës dhe organeve të brendshme tek fëmijët e palindur.

Janë 146 të mbijetuar nga talidomidi të regjistruar në Programin Australian të Mbështetjes së të Mbijetuarve Talidomide, sipas vlerësimeve zyrtare, por “numri i saktë i të prekurve nuk dihet”.

“Kjo falje hap një nga kapitujt më të errët në historinë mjekësore të Australisë”, tha Albanese.

“Për të mbijetuarit: ne kërkojmë falje për dhimbjen që talidomidi u ka shkaktuar secilit prej jush, çdo ditë”, shtoi ai.

Kërkimi i faljes u rekomandua nga një hetim i Senatit në vitin 2019.

MARKETING