Turqia vazhdon ndihmat për Gazën

Turqia vazhdon ndihmat për Gazën

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se Türkiye vazhdon ndihmat e saj shëndetësore për Gazën, transmeton Anadolu.

Në një postim përmes llogarisë së tij në median sociale, Koca informoi se një avion ushtarak me produkte të ndihmës për Gazën u nis nga aeroporti në qytetin Kayseri drejt aeroportit Al-Arish të Egjiptit.

Ai theksoi se avioni transporton pajisje anestezie, ventilatorë për të porsalindurit, tryeza operacioni, llamba tavani dhe shumë pajisje të tjera mjekësore.

Duke vënë në dukje se avioni në kthim do të sjellë në Türkiye për trajtim pacientë, kryesisht fëmijë dhe shoqërues të tyre, Koca tha se vazhdojnë në mënyrë intensive punimet e koordinimit me tre vendet përkatëse.

MARKETING