(VIDEO) Shqiptarët festojnë 111 vjetorin e pavarësisë, Kurti dhe Rama bëhen bashkë në Vlorë

(VIDEO) Shqiptarët festojnë 111 vjetorin e pavarësisë, Kurti dhe Rama bëhen bashkë në Vlorë

Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut e në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët sot po festohet dita e flamurit. Qytetarët kujdesen që me dipka simbolike të shënojnë festën më të madhe të shqiptarëve. Sot gjithkah mbizotëron ngjyra Kuq e Zi.

Për festën janë mobilizuar edhe politikanët, ndërsa ka rënë në sy në afrim ndërmjet dy liderëve të dy shteteve shqiptare, Edi Ramës dhe Albin Kurtit. Ata janë bërë bashkë sot në Vlorë ku është shënuar njëra prej ceremonive kryesore të festës.

Një ceremoni tjerër e madhe është organizuar në Tiranë, e quajtur Parada e Shqiptarëve…Këtu kanë marrë pjesë përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përkujtuar komandantin legjendar Adem Jasharin për ditën e lindjes së tij. Rama ka shkruar se Adem Jashari iku nga kjo botë duke e lënë trupin pajetë si monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku e mbante flamurin kombëtar.

EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË 

“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit. LAVDI”

Sakrificën e Jasharjave e ka përmendur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS 

“Historikisht nëntori ka shënuar ngjarjet më të rëndësishme të popullit tonë. Fitoren e Skënderbeut në Krujë, ngritjen e flamurit në Vlorë, ditëlindjen e Kryekomandantit Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së. Festës së 28 Nëntorit të këtyre ngjarjeve po i paraprijmë me Ditën e Forcës, ushtrisë sonë që është vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mishërim i trimërisë së Adem Jasharit, idealit të Adem Demaçit, dëshirës, vullnetit e ëndrrës së kamotshme të popullit tonë”

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Kulla e Isa Boletinit në veri ka thënë se nga ky vend nëse është nevoja do të mbrohet çdo cep i territorit të Kosovës. Homazhe janë bërë edhe në kompleksin memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe gjithë të rënëve.

Festat janë shënuar në një atmoferë më të nxehtë në Luginën e Preshevës, ku shqiptarët ankohen se shteti serb aplikon shumë kufizime për flamurin kombëtar. Megjithatë, edhe këtu shqiptarët kanë festuar…ATMOSFERË E FESTËS ME MOTOÇIKLETA…

Festa është ndjerë edhe në ndërtesën e komunës së Preshevës… /SHENJA/

MARKETING