Bora mbulon stadiumet, shtyhen dy ndeshje në Ligën e Parë

Bora mbulon stadiumet, shtyhen dy ndeshje në Ligën e Parë

Dy ndeshje në kuadër të xhiros së 15-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut janë shtyrë për shkak borës. Takimi në Strugë ndërmjet kampionëve në fuqi dhe Voska Sport nuk do të luhet si dhe gjithashtu edhe ajo në Kratovë ku duhej të përballeshin Sileksin me Vardarin. Vendimi është zyrtarë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe të njejtat do të luhen me 6 dhjetor nga ora 13:00.

Ndërkohë ditën e sotme do të luhen vetëm tri takimet tjera që janë në program. Shkupi pret Makedonija Gjorçe Petrovin, Tikveshi përballet me Brera Strumicën dhe Rabotniçki takohet me Gostivarin. Të gjitha këto tri ndeshje nisin nga ora 13:00.

MARKETING