Real Madridi mund të humbë garën për Alonson, gjiganti evropian thuhet se ka arritur marrëveshje me të

Real Madridi mund të humbë garën për Alonson, gjiganti evropian thuhet se ka arritur marrëveshje me të

Xabi Alonso është duke bërë një punë të shkëlqyer si trajner i Bayer Leverkusen. Ai e mori klubin gjerman një vit më parë dhe në 54 ndeshje ka 33 fitore, 11 barazime dhe dhjetë humbje.

Aktualisht Leverkuseni i tij është skuadra e parë në Bundesligë dhe lider në grupin e saj të Ligës së Evropës, si dhe luan futboll tërheqës me shumë aksione sulmuese.

Alonso konsiderohet si një nga trajnerët e rinj më të mirë në botë dhe tashmë ka kombinime për të për të pasuar Carlo Ancelottin në Real Madrid në fund të këtij sezoni.
Spanjolli ndiqet po ashtu edhe nga Bayerni, i cili nuk është shumë i kënaqur me punën e Thomas Tuchel. El Chiringuito i Spanjës raporton se Alonso dhe Bavarezët kanë arritur një marrëveshje për sezonin e ardhshëm. Dyshohet se kampioni gjerman kërkon të nisë një epokë të re me trajnerin e ri.

Xabi Alonso është një mesfushor i famshëm spanjoll që ka fituar gjithçka që ka për të fituar në karrierën e tij. Ai luajti për Real Sociedad, Eibar, Liverpool, Real Madrid dhe Bayern dhe për Spanjën luajti 114 ndeshje dhe shënoi 16 gola.

Në karrierën e tij si trajner, ai drejtoi ekipin e të rinjve të Realit dhe ekipin B të Real Sociedad, nga i cili erdhi në Leverkusen. /Telegrafi/

MARKETING