Kurti: Përveç çizmeve në tokë, ushtria e Kosovës ka edhe sy në qiell përmes dronëve Bayraktar

Kurti: Përveç çizmeve në tokë, ushtria e Kosovës ka edhe sy në qiell përmes dronëve Bayraktar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në vazhdimësi ngre alarmin për rrezikun që i shkaktohet sigurisë së Kosovës dhe rajonit nga Serbia. Ai ka shkruar në rrejtin social X se serbia është duke u furnizuar me armë moderne dhe atë nga oponentët e aleacës veriatlantike, Kina dhe Rusia. Ai ka shkruar se sistemi raketor FK-3 është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria Serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. “Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka shkruar Kurti. Kryeministri Kurti, në mbledhjen e sotshme të Qeverisë ka përmendur sukseset që ka arritur qeverisa e tij gjatë këtyre 32 muajve. Sa i përket të arriturave në ushtri, Kurti tha se e ushtria e Kosovës është duke forcuar çdo ditë e më shumë.

ALBIN KURTI

“Ushtrinë e kemi më të fortë se kurrë, i kemi ndarë buxhet më shumë e dyfish krahasuar me çfarë kishte edhe atë po e rrisim çdo vit, ia shtuam 1852 ushtarë të rij dhe 600 tjerë i kemi parë për vitin e ardhshëm. Ka armatim e më shumë sepse investimet i kemi rritur për 191 për qind….Përveç çizmeve në tokë, ushtria jonë ka edhe sy në qielll përmes dronëve Bayraktar”

MARKETING