Gërkovska për analizën gazetareske të Lotarisë: Pres që organet hetimore të marrin masa menjëherë
Pres që autoritetet hetimore të marrin menjëherë masa sepse kanë detyrim të veprojnë edhe pas zërave. Ne si Kabinet, për fat të keq, nuk jemi organ hetimor dhe nuk mund të kemi kompetencë këtu, tha zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska në pyetjen e gazetarit për qëndrimin e saj në lidhje me analizën gazetareske të sjelljes së zyrtarëve në Lotarinë Shtetërore dhe dhënien e tenderëve.
Në deklaratat për media para fillimit të punëtorisë “Institucionet për qytetarët”, Gërkovska përshëndeti hulumtimin gazetaresk për Lotarinë.
“Gazetaria hulumtuese është një nga faktorët kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe i mirëpres të gjithë gazetarët që me angazhimin e tyre kontribuojnë në atë drejtim”, tha Gërkovska.
Lidhur me pretendimet se në Ministrinë për Sistem Politik ka ueb media që promovojnë interesa politike të partive, ajo u përgjigj se e konsideron këtë të papranueshme, por se nuk e ka diskutuar me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, i cili është në krye të atij institucioni.
“Mendoj se është absolutisht e papranueshme që institucionet të kenë faqe interneti që do të jenë në funksion të një partie politike apo do të kenë ndonjë konotacion tjetër politik”, u përgjigj zëvendëskryeministrja.