Vuçiq, pas takimit me Stoltenberg: Kemi pikëpamje të ndryshme rreth asaj që ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit

Vuçiq, pas takimit me Stoltenberg: Kemi pikëpamje të ndryshme rreth asaj që ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Dhe pas takimit, siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq ka thënë se me Stoltenberg kanë diskutuar për më shumë se një orë e gjysmë dhe se bashkëpunimi me NATO-n dhe KFOR-in është i rëndësishëm.

Ai shtoi se e di se Perëndimi është i interesuar vetëm për rastin në Banjskë e më parë në Zveçan, gjegjësisht përleshjen që shpërtheu ndërmjet serbëve me pjesëtarët e KFOR-it.

“Më duhet të them se ne kemi një pikëpamje të ndryshme për atë që ndodhi (në Kosovë), por i kuptojmë kërkesat e NATO-s dhe Perëndimit”, tha ai.

Madje, siç pretendon presidenti serb, “ushtria serbe e ka bërë punën e saj në mënyrë profesionale”.
Ndërsa Jens Stoltenberg citohet të ketë thënë se me Vuçiqin kanë diskutuat tensionet në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it.

“Ne do të vazhdojmë ta ruajmë sigurinë në Kosovë… NATO është e gatshme të ruajë paqen. Unë mirëpres koordinimin e ngushtë midis ushtrisë serbe dhe KFOR-it. Unë llogaris në të gjitha palët për të ulur tensionet”, citojnë mediat serbe, Stoltenberg.

Ndryshe, Stoltenberg sot do të bisedojë edhe me kryeministren serbe, Ana Brnabiq.

Ai mbërriti në Beograd nga Prishtina dhe filloi turneun e tij në Ballkanin Perëndimor në Bosnje dhe Hercegovinë.

MARKETING