Maqedonia i mbyll me barazim eliminatoret, ndan pikët me Anglinë

Maqedonia i mbyll me barazim eliminatoret, ndan pikët me Anglinë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut i mbyll me barazim eliminatoret për EURO 2024, pasi sonte barazoi 1:1 me Anglinë në stadiumin “Todor Proeski”, raporton SHENJA.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 41-të, kur kapiteni Enis Bardhi gjuan nga pika e bardhë, teksa goditja e tij ndalet nga portier anglez Pikford, megjithatë shkupjani tregohet i vëmendshëm dhe dërgon topin në rrjetë për epërsi 1:0, njofton SHENJA.

Fillimi i pjesës së dytë nisi mbarë për Anglinë, pasi i posafuturi në lojë Heri Kejn shënon me kokë pas një harkimi të bukur nga rivënia këndore. Deri në fund përkundër rasteve të shumta nga të dyja anët, rezultati mbeti i pandryshuar, me të dyja përfaqësueset që nga ky takim arkëtojnë nga një pikë. Pas përfundimit të eliminatoreve Maqedonia e Veriut mban vendin e katërt me vetëm 8 pikë të tubuara, ndërsa kreu i takon Anglisë me 20 pikë. /SHENJA/

MARKETING