Mungesa në Kombëtare, Armando Broja: U tregoj realitetin, mjaft me lajme të rreme

Mungesa në Kombëtare, Armando Broja: U tregoj realitetin, mjaft me lajme të rreme

Nuk ka një çështje Broja. Kjo është ajo që ka deklaruar vetë sulmuesi i Shqipërisë, në një postim në Instagram. Kohëve të fundit është përhapur gjerësisht lajmi se ka patur hatërmbetje mes palëve, çka ka sjellë edhe mungesën e tij në ndeshjet kualifikuese. Gjithçka duket se nuk është e vërtetë dhe sipas tij, raportet me teknikun Sylvinho janë të shëndosha.
“Përshëndetje! I gjithë ky lajm i rremë që qarkullon duke thënë se nuk më intereson ekipi kombëtar dhe se unë dhe menaxheri (trajneri) jemi zënë është gënjeshtër e plotë. Unë e dua kombëtaren me gjithë zemër. Isha shumë i mërzitur që m’u desh të humbja një vit të kombëtares për shkak të dëmtimit dhe më pëlqen të besoj se unë dhe menaxheri kemi një marrëdhënie shumë të mirë ku mund të flasim lirshëm dhe me respekt me njëri-tjetrin. Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jam personi më i lumtur që shoh Shqipërinë të kualifikohet për Gjermani.

Kam shumë respekt për të gjithë stafin dhe lojtarët dhe menaxherin në Shqipëri. Ai nuk më zgjodhi mua jo sepse u prishëm bashkë, por thjesht sepse u lëndova dhe nuk isha në formë. Nuk kam luajtur asnjë lojë që nga kampi i fundit. Ishallah me fitore nesër. Me respekt, Armando Broja” -Shkruan ai.

MARKETING