KSHPK: Nisma për ndjekje penale të u.d. drejtorit të Agjencisë së Filmit dhe të kryetarit aktual dhe ish kryetarëve të komunës Radovish

KSHPK: Nisma për ndjekje penale të u.d. drejtorit të Agjencisë së Filmit dhe të kryetarit aktual dhe ish kryetarëve të komunës Radovish

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të ngre nismë për përgjegjësi në Qeveri dhe për ndjekje penale për punë pa përgjegjësi dhe shpenzim të mjeteve nga buxheti të drejtorit të Agjencisë së Filmit.

Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska në hollësi e ka shpjeguar rastin me Agjencinë e Filmit, raportet e revizionit për punën financiare të Agjencisë dhe dokumentet të cilat janë kontrolluar, në mesin e të cilave edhe për punësimet në Agjenci dhe angazhimin e ekspertëve dhe personave me kontratë në vepër.

Ivanovska theksoi se Qeveria duhet t’i dëgjojë rekomandimet e tyre dhe t’i dëgjojë raportet e revizionit.

“Kokën nuk mund ta ngremë nga punësimet partiake”, thotë kryetarja e KSHPK-së në lidhje me angazhimin e ushtruesve të detyrave në disa institucione dhe të punësuar me kontrata.

Nismë për ndjekje penale KSHPK ka miratuar edhe për kryetarin aktual dhe ish kryetarët e Radovishit sepse 12 herë kanë angazhuar person si ushtrues detyre drejtor i ndërmarrjes publike “Pllavaja” Radovish pa shpallur konkurs.

Anëtari i Komisionit, Nuri Bajrami i cili ka referuar për rastin, tha se për angazhimin e këtij personi nuk është shpallur konkurs asnjëherë, sepse nuk ka mundësi dhe për kandidatë të tjerë gjegjësisht i mundësohet vetëm një personi që të punësohet dhe pagë funksionari. Sipas tij, nuk ka si të quhet kjo situatë përveç nëse është korrupsion dhe sulm në sistemin juridik.

Në kontrollin e dokumentacionit është konstatuar se personi ka arsim të lartë adekuat.

Në KSHPK kanë mbërritur materiale edhe për rastin në Klinikën e Onkologjisë, por ato do tu dërgohen institucioneve përkatëse duke pasur parasysh se për të tashmë zhvillohet hetim në Prokurori.

Në fillim të seancës së sotme, KSHPK e ka shqyrtuar Raportin e KE-së në pjesën që ka të bëjë me punën e tyre.

Kryetarja Ivanovska tha se pavarësisht se janë pesë vjet në Komision, efekti i punës së tyre nuk mund të realizohet plotësisht për shkak të mosrealizimit të nismave të tyre nga institucionet, Qeveria dhe autoritetet tjera. Nuk e di, thotë ajo, si të motivohen institucionet që të zbatojnë nismat e komisionit kundër korrupsionit.

Ajo shfaqi shpresë se përbërja e ardhshme e Komisionit, për të cilin tashmë është shpallur konkurs, do ta tejkalojë punën e tyre në kuptim pozitiv sepse ka bazë të mirë për këtë.

“Shpresoj se ndërgjegjësimi i institucioneve, i strukturës menaxhuese, i udhëheqësve, i të gjithëve do të funksionojë dhe ne do të dimë se gjithçka varet nga ne dhe se me këtë problem vërtet duhet të merremi seriozisht”, tha Ivanovska.

Anëtari i KSHPK-së, Vladimir Georgiev tha se vlerësimi në Raport është se po kthehemi mbrapa.

“Nuk ka progres që është dy hapa më poshtë”, thotë ai, duke shtuar se ka shumë arsye për këtë situatë në Këshillin Gjyqësor, në drejtësi, zgjedhjen e personit të parë të prokurorisë për krimin e organizuar, miratimin e Kodit Penal, zbatim i ulët i Strategjisë Kombëtare, vetëm 10 për qind, afera korruptive dhe skandale…

Në mbledhjen e sotme, KSHPK ka shqyrtuar edhe lëndë të tjera.

MARKETING