Mesi habit me deklaratën e fundit: Guardiola i bëri dëm futbollit, të gjithë donin të kopjonin stilin e tij

Mesi habit me deklaratën e fundit: Guardiola i bëri dëm futbollit, të gjithë donin të kopjonin stilin e tij

Superylli argjentinas, Lionel Mesi gjatë një interviste me “Movistar Plus” është ndalur edhe tek ish trajneri i tij tek Barcelona, Pep Guardiola.

“Guardiola i bëri shumë dëm futbollit…Dukej aq e thjeshtë dhe e lehtë, sa të gjithë donin të kopjonin stilin e tij. Po, më vonë gjeta shumë Guardiola përreth. Pikërisht atëherë e kuptova se çfarë kishim arritur me të te Barcelona.”

Kur u pyet nëse Guardiola ishte trajneri më i mirë që ka pasur ndonjëherë, tetë herë fituesi i “Topit të Artë” pranoi: “Pa dyshim për këtë, Guardiola është i veçantë. Këtu kam parasysh mënyrën se si e sheh çdo ndeshje, përgatitja dhe si komunikon me lojtarët”, deklaroi Mesi.

MARKETING