Kritikoi protestat pro-Palestinës, ministrja britanike e Brendshme largohet nga detyra

Kritikoi protestat pro-Palestinës, ministrja britanike e Brendshme largohet nga detyra

Kryeministri britanik Rishi Sunak shkarkoi ministren e tij të brendshme, Suella Braverman, tha një burim qeveritar, pasi ajo kritikoi trajtimin e policisë për një marshim pro-palestinez.

Nën kritikat e ligjvënësve të opozitës dhe anëtarëve të Partisë së tij qeverisëse Konservatore për të dëbuar Bravermanin, Sunak lëvizi duke i kërkuar asaj “të largohej nga qeveria”, një vendim të cilën ajo e kishte pranuar.

Redaktori politik i tabloidit Sun tha se sekretari i Jashtëm James Cleverly do ta zëvendësonte atë.

Javën e kaluar, Braverman sfidoi Sunakun duke botuar një artikull që akuzonte policinë për miratimin e “standardeve të dyfishta” në trajtimin e protestave – një argument që opozita laburiste tha se ndezi tensionet në një demonstratë pro-palestineze të shtunën.  Më pas, më shumë se 140 persona u arrestuan pasi kundër-protestuesit e ekstremit të djathtë u përleshën me policinë, e cila u përpoq t’i mbante ata larg nga 300,000 marshuesit pro-palestinezë.

Suella Braverman është një emër shumë i njohur edhe në Shqipëri për shkak të qëndrimit të ashpër që ajo ka mbajtur me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që kanë shkuar në Britaninë e Madhe. Ajo “u kishte shpallur” luftë emigrantëve që vijnë me gomone, duke hartuar politika të ashpra deri në dërgimin e tyre në Ruandë.

Zyra e Braverman kishte shkaktuar shumë reagime pasi kishte përmendur mundësinë për pajisjen e azilkërkuesve me byzylykë elektronikë, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar zhdukjen e emigrantëve të cilët nuk mund të sistemohen në qendrat e ndalimit. /SHENJA/

MARKETING