(VIDEO) Anketë: VMRO-ja prin te maqedonasit, BDI te shqiptarët

(VIDEO) Anketë: VMRO-ja prin te maqedonasit, BDI te shqiptarët

Sipas anketës së Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë – Shkup, rejting më të madh tek partitë maqedonase ka VMRO-DPMNE, kurse te ato shqiptare ka BDI.

Në pyetjen: Për cilën parti do të votonit nëse javën e ardhshme do të kishte zgjedhje parlamentare?

Qytetarët janë përgjigjur:

VMRO-DPMNE 19,5

LSDM 12,6

BDI 5,3

Aleanca për Shqiptarët 4,5

E Majta 3.2

BESA 2,4

Lëvizja Demokratike 1,8

Alternativa 0,9

Kurse në pyetjen: Cilit politikan i besoni më shumë? Interesant është fakti se për asnjërin politikan, kanë votuar 40.5%. Kurse më tej:

Hristian Mickovski 16.9

Dimitar Kovaçevski 9.1

Stevo Pendarovski 6.1

Ali Ahmeti 5.1

Arben Taravari 4.8

Dimitar Apasiev 4.2

Izet Mexhiti 2.1

Billal Kasami 1.9

Zoran Zaev 1.5

Kjo anketë thonë se është realizuar prej 5 deri më 9 nëntor 2023 dhe se anketa është realizuar në mostër përfaqësuese prej 1050 të anketuarve.

Emine Ismaili /SHENJA/ 

MARKETING