ISHSSH: Mbyllen përkohësisht kuzhinat në gjashtë shkolla në Karposh

ISHSSH: Mbyllen përkohësisht kuzhinat në gjashtë shkolla në Karposh

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) pas inspektimit të jashtëzakonshëm për shkak të paraqitjes së salmonelës ka mbyllur kuzhinat e shkollave në “Vojdan Çernodrinski”, “Jan Amos Komenski”, “Bratstvo” dhe “Hristijan Todorovski Karposh” si dhe depon qendrore nga ku shpërndahen produktet ushqimore. Ndalimi i funksionimit të kuzhinave shkollave, siç thuhet në kumtesë, do të jetë i vlefshëm deri në heqjen e masave të parapara sanitaro-higjienike dhe anti-epidemike.

Nga të dhënat e marra nga ISHP Qendra për Shëndet Publik – Shkup nga dita e djeshme janë paraqitur gjithsej 12 nxënës me simptoma – dhimbje stomaku dhe temperaturë të lartë trupore shkaku i bakteries salmonela. ISHSSH me vendim ka mbyllur përkohësisht kuzhinat në të gjashtë shkollat fillore, si dhe depon qendrore nga ku shpërndahen produktet ushqimore, theksohet në komunikatë.

Ndalesa për punë e kuzhinave shkollore, siç theksohet, do të jetë i vlefshëm deri në heqjen e masave sanitaro-higjienike dhe antiepidemike, të cilat përfshijnë pastrim të përgjithshëm mekanik të hapësirës dhe pajisjeve, dezinfektimit të jashtëzakonshëm, dezinsektim dhe deratizim nga një institucion i autorizuar si dhe deri në marrjen e rezultateve negative të strishove të marra nga sipërfaqet dhe pajisjet e punës.

Veprimi pas rezultateve të strishove të mara të ushqimit është në kompetencë të Agjencisë për ushqim dhe veterinari. ISHPSH është në komunikim të vazhdueshëm me ISHP Qendrën për Shëndet Publik – Shkup e cila monitoron gjendjen epidemiologjike në terren, sqarohet mes tjerash në kumtesë. 

MARKETING