(VIDEO) Shënohet dita ndërkombëtare e shkencës, pa shkencë nuk ka prosperitet

(VIDEO) Shënohet dita ndërkombëtare e shkencës, pa shkencë nuk ka prosperitet

Lëvizjet populiste në vitet e fundit nxisin shumë skepticizëm në arritjet shkencore në nivel global, prandaj është shumë e rëndësishme të punohet në ndërtimin e besimit në shkencë, u tha sot në kremtimin e Ditës Botërore për Paqe dhe Zhvillim, apo dita globale e shkencës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij”- Shkup, i cili me këtë rast organizoi debatin “Shkenca e UKIM në funksion të një shoqërie më të mirë”. Rektorja e universitetit, Biljana Angelovska, tha se besimi në shkencë e ngre zhvillimin, dhe për këtë arsye, siç tha ajo, patjetër duhet ta fitojmë besimin tek qytetarët pasi ky është obligimi i tyre.

MARKETING

Biljana Angelova, rektore e UKIM

“Shkencëtarët dhe shoqëria duhet të punojnë së bashku për të gjetur mënyra të reja dhe më të mira për të lidhur praktiken dhe përdorimin e shkencës për të formësuar komunitetet tona dhe botën tonë. Bashkëpunimi dhe transparenca ndërmjet komunitetit shkencor dhe qytetarëve do të kontribuoj në këtë kohë të pasigurisë për të ndërtuar dhe ruajtur vazhdimisht besimin në shkencë përmes zgjidhjeve që do të sjellin përfitime të qëndrueshme për të mirën publike”

Sipas Dr. Petre Makreski, profesor në Fakultetin e Shkencave të Matematikës, pa shkencë nuk ka prosperitet, sepse ajo është katalizatori i përparimit shoqëror, zbulimet e saj inkurajonjë inovacionin, përmirësojnë jetën dhe ngrejnë rritjen ekonomike.

Petre Makreski, pr.dr në Fakultetin e Shkencave të Matematikës

“Për shkencën flitet rrallë dhe prandaj krijohet perceptimi se është një temë tabu dhe diçka abstrakte, gjë që nuk është kështu. Nëse duam të rikthejmë besimin e publikut në shkencë, duhet të punojmë për të nxitur një kulturë kurioze dhe shkencore tek të rinjtë, duke filluar nga mosha parashkollore. Fatekqësisht, në vendin tonë ka shum pak strategji të tilla dhe nuk kanë dhënë fryt të mjaftueshem aty ku duam të jemi brenda një dekade”

Me rastin e Ditës Botërore për Paqe dhe Zhvillim, UKIM ka ndarë edhe çmimet vjetore për shkencëtarët më të mirë dhe artistin më të mirë të fakulteteve të tij për vitin 2022.

​Edhe Universiteti “Goce Dellçev”- Shtip, e shënoi ditën dërkombëtare të shkencave, ku u ndanë çmime dhe mirënjohje për shkenctarin më të mirë, si dhe për autorin e një punimi shkencor të botuar në një reviztë prestigjoze për vitin 2022. Fjalë përshëndetësë mbajtën prof. Ana Vitanova dhe prof.dr Dejan Mirakovski.

Dita Botërore e Shkencës për Paqe dhe Zhvillim është një ditë ndërkombëtare që thekson rolin e rëndësishëm të shkencës në shoqëri. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e shkencës në jetën e përditshme, thekson nevojën e përfshirjes së publikut të gjerë në diskutime për çështje të reja shkencore dhe veçanërisht thekson rolin e shkencëtarëve, të cilët luajnë rolin më të rëndësishëm në zgjerimin e rrënjëve të shkencës.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

MARKETING