(VIDEO) Kovaçevski për hartën e “Shqipërisë Etnike”: E rëndësishme harta e “Evropës së Bashkuar”

(VIDEO) Kovaçevski për hartën e “Shqipërisë Etnike”: E rëndësishme harta e “Evropës së Bashkuar”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ka folur për hartën e “Shqipërisë së Madhe” në Muzeun e Luftëtarëve të UÇK-së në Sopot, duke theksuar se është vendosur 145 vjet me vonesë dhe se si kjo hartë ka në të gjitha vendet e Ballkanit. Kovaçevski tha se më e rëndësishmja për ne është vetëm harta me vendet anëtare të NATO-s dhe së shpejti edhe harta me Evropën e bashkuar.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut

 “Besoj se kjo që kemi sot si shoqëri nuk i bën aspak të rëndësishme harta të tilla sepse pas vitit 2001 dhe pas hyrjes në NATO, ne në vendin tonë kemi harta të tjera që janë të rëndësishme. Kjo është harta e vendeve anëtare të NATO-s dhe me fillimin e negociatave me BE-në, harta që do të kemi ne dhe shpresoj se do ta ketë i gjithë Ballkani Perëndimor, është harta e Evropës së bashkuar. Gjithçka tjetër është 145 vjet me vonesë”.

Kovaçevski shtoi se karakteristikë e këtij rasti është se është pronë private. Nëse do të ishte shoqërore atëherë duhet të jepet leje nga komuna, ndërsa Komuna e Kumanovës nuk ka informacion për këtë.

Reagim për hartën e “Shqipërisë së Madhe” në hapjen e së cilës këtë fundjavë mori pjesë edhe kryesia e BDI-së, ka bërë edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai tha se BDI-ja dhe Ali Ahmeti, për të mbrojtur krimin që po e bëjnë dhe eksodin që po ndodh, po mundohen të defokusohen me mesazhe të tilla nacionaliste dhe shoviniste.

Përndryshe, shkak i debateve dhe reagimeve ndëretnike ka qenë vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tetovë dhe Çair në muajin gusht të këtij viti. Gjatë vizitës në Tetovë, u organizua një manifestim në të cilën u valvit një flamur me hartën e Shqipërisë së Madhe dhe është intonuar vetëm himni kombëtar dhe jo himni shtetëror i Maqedonisë së Veriut e as nuk është shfaqur flamuri shtetëror. /SHENJA/

MARKETING