(VIDEO) Spasovski: Për një javë arrestuam 60 persona
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, lavdërohet me dikasterin që ai drejton. I pari i policisë në profilin e tij në Facebook, thotë se vetëm për një javë, pra në periudhën prej 30 tetorit deri më 5 nëntor të këtij viti janë arrestuar mbi 60 persona për arsye të ndryshme, sikurse për tregti të paligjshme të drogës, kontrabandë, vjedhje të rëndë, vjedhës të drunjëve , persona të kërkuar me urdhërarrest, organizimin e lojërave të fatit pa licencë.
OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Pas masave të marra nga Sektorët e Punëve të Brendshme në të gjithë vendin si dhe njësia lëvizëse për sigurinë në qarkullimin rrugor, janë lëshuar 3452 urdhërpagesa penale për kundërvajtje të kryera në trafik, si dhe janë kryer 13 aktivitete parandaluese me temat e parandalimit të tregtisë me drogë, dhuna mes bashkëmoshatarëve dhe siguria në shkolla, siguria në trafik”.
Ministri Spasovski, theksoi se në periudhën në fjalë janë ndërmarrë masa të shtuara operative dhe aktivitete parandaluese me qëllim të rritjes së sigurisë së qytetarëve. Ai infromon se do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme. Samir Mustafa /SHENJA/