Bruno Fernandes drejt Arabisë? Portugezi mund të bëhet ylli i radhës që zbarkon në Lindjen e Mesme

Bruno Fernandes drejt Arabisë? Portugezi mund të bëhet ylli i radhës që zbarkon në Lindjen e Mesme

Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes ka treguar tashmë nëse do të ishte i interesuar për një transferim në Arabinë Saudite.

Të hënën, eksperti italian Rudy Galetti pohoi se Liga Saudite po eksploron mundësinë e nënshkrimit me kapitenin e United.

Mesfushori 29-vjeçar, i cili shënoi golin e fitores për skuadrën e tij kundër Fulham të shtunën, thuhet se është një emër konkret në listën e nënshkrimeve të mundshme për verën e ardhshme për klubet arabe.

Besohet se përfaqësues nga Fondi i Investimeve Publike Saudite, të cilët kanë shumicën e aksioneve në Al-Nassr, Al-Hilal, Al-Ittihad dhe Al-Ahli, do të zhvillojnë bisedime me yllin portugez për një marrëveshje të mundshme.

Raporti pretendon se ylli portugez pati mundësinë të largohej nga “Old Trafford” në tre raste këtë verë pasi mori tre ofertatë majmë nga Arabia Saudite, por sidoqoftë Fernandes i qëndroj besnik klubit duke i refuzuar të gjitha ofertat.

Tani për tani, të paktën, Fernandes duket i motivuar nga perspektiva për të rikthyer Unitedin në majat e futbollit anglez.

“Natyrisht ne donim të fitonim në një mënyrë tjetër. Mund të kishim krijuar më shumë raste. Por ne morëm fitoren dhe arritëm qëllimin tonë, kështu që kjo është gjëja më e rëndësishme”, kishte thënë portugezi pas sfidës ndaj Fulhamit.

Sfida e radhës për Man United do të jetë në Ligën e Kampionëve aty ku do të udhëtojnë në Danimarkë për t’u përballur me Kopenhagën, ekip të cilin e ka mposhtur në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Old Trafford” me rezultat minimal 1-0.

MARKETING