Ahmeti nga Sopoti: Shqiptarët do bashkohen kur të bien kufijtë drejt në Evropë

Ahmeti nga Sopoti: Shqiptarët do bashkohen kur të bien kufijtë drejt në Evropë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti mori pjesë në hapjen e Kompleksit Memorial: “Varrezat e Martirëve të fshatit Sopot”.

Në këtë tubim përkujtimor për 64 martirët e masakruar të këtij fshati, Ahmeti tha se, gjaku nuk bëhet ujë dhe se historia duhet të mbahet mend për të mos u përsëritur.

“Menduan se me mbulimi e tyre me dhe ata do të harrohen, por gjaku nuk humbet dhe se gjaku nuk bëhet ujë”, u shpreh Ahmeti. Ai tha se, shqiptarët i bëjnë këto vepra për të mos e harruar historinë dhe jo për hakmarrje, si mendojnë dashakëqinjtë.

Sipas tij, shqiptarët do të bashkohen kur të bien kufijtë, duke u integruar në Bashkimin Evropian. Ashtu si u bashkuam në NATO me Shqipërinë, ku në të ardhmen do bashkohet edhe Kosova, ashtu do bashkohemi në Bashkimin Evropian.

 

MARKETING