Zelensky: Ukraina shkaktoi humbje të rënda, avancimi rus po zmbrapset

Zelensky: Ukraina shkaktoi humbje të rënda, avancimi rus po zmbrapset

Volodymyr Zelensky tha se forcat ukrainase ndaluan përparimin e rusëve në lindje të Ukrainës.

Presidenti ukrainas deklaroi se forcat që drejton i kanë shkaktuar “humbje të rënda armikut”, raporton Sky News.

Lideri i Ukrainës tha se ky informacion vjen nga vija e parë e frontit dhe se forcat ruse nuk mund të përparonin në drejtim të Vuhledar, në rajonin e Donetsk.

“Ushtarët tanë e ndaluan atë, duke i shkaktuar armikut humbje të mëdha: dhjetëra automjete, shumë të vrarë dhe të plagosur”, tha ai.

MARKETING