Arrestohen dy shtetas të Kosovës në Maqedoni, kontrabanduan emigrantë nga Siria
MPB Maqedoni informon se sot (02.11.2023) rreth orës 01.30 në hyrje të fshatit Prdejci, Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar Bogorodicë kanë arrestuar dy persona, G.Z.(20) dhe D.M.(19), të dy nga Kosova.
Gjatë kontrollit në automjetin “Volkswagen Turan” me targa të Kosovës, i cili është drejtuar nga Z.G, ndërsa M.D ka qenë bashkudhëtar, pasi janë gjetur shtatë emigrantë nga Siria.
“Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.