Që nga 7 tetori, në Izrael kanë arritur 1.000 tonë armë dhe municione

Që nga 7 tetori, në Izrael kanë arritur 1.000 tonë armë dhe municione

Ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi se nga jashtë në Izrael kanë ardhur 1.000 tonë armë dhe municione që nga 7 tetori, kur krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi operacionin “Tufani i Aksasë”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria, thuhet se në mëngjesin e sotëm në aeroportin Ramon në jug të Izraelit është ulur edhe një avion për transportimin e mallrave (Cargo) me ambulanca ushtarake dhe pajisje mjekësore.

Në deklaratë theksohet se ky është avioni i 45-të që po transporton pajisje për Izraelin që nga 7 tetori e deri më tani.

Ministria bëri të ditur se që nga 7 tetori, në Izrael kanë mbërritur 1.000 tonë armë dhe municione.

Në deklaratën e ministrisë nuk është dhënë informacion nëse në këtë përfshihet apo jo edhe ndihma ushtarake e dërguar nga ShBA-ja.

Administrata e Washingtonit që nga 7 tetori e deri më tani i ka dërguar Izraelit dy avionë mallrash me ndihmë ushtarake të përbërë nga municione dhe mjete të blinduara.

MARKETING