Erdoğan: Përsëris thirrjen tonë drejtuar Izraelit që të mos e zgjerojë fushën e sulmeve ndaj civilëve

Erdoğan: Përsëris thirrjen tonë drejtuar Izraelit që të mos e zgjerojë fushën e sulmeve ndaj civilëve

Presidenti turk, Recep Tayyip Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me sulmet izraelite në Rripin e Gazës ka deklaruar se “siguria nuk mund të arrihet duke vrarë fëmijë, gra dhe duke bombarduar spitale, shkolla, xhami dhe kisha në Gaza”, raporton Anadolu.

“Përsëris thirrjen tonë drejtuar Izraelit që të mos e zgjerojë fushën e sulmeve ndaj civilëve dhe të ndërpresë menjëherë operacionet që përbëjnë gjenocid”, tha Erdoğan.

“Ne besojmë se duke vendosur mekanizma të ri për të garantuar sigurinë e të gjithë banorëve në këto toka, rajoni ynë do të arrijë stabilitet të qëndrueshëm”, shtoi ai.

MARKETING