Egjipti: Pika kufitare Rafah është e hapur, Izraeli nuk pranon hyrjen e ndihmave në Gaza

Egjipti: Pika kufitare Rafah është e hapur, Izraeli nuk pranon hyrjen e ndihmave në Gaza

Egjipti njoftoi se pika kufitare Rafah, dera e vetme e Rripit të Gazës që hapet drejt Egjiptit, është e hapur dhe se Izraeli nuk pranon hyrjen e ndihmave humanitare në rajon, transmeton Anadolu.

Ahmed Abu Zeid, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Egjiptit, publikoi një deklaratë me shkrim lidhur me situatën aktuale të pikës kufitare Rafah dhe ndihmat humanitare që janë planifikuar të dërgohen në Gaza.

Duke bërë të ditur se Egjipti është vendosur në objektiv nga media Perëndimore që nga fillimi i tensionit Izrael-Palestinë, Ahmed Abu Zeid deklaroi:

“(Media Perëndimore) Nxit skenarin e dëbimit. Edhe pse Izraeli refuzoi hyrjen e ndihmave duke goditur katër herë pikën kufitare (anën palestineze), ajo e konsideron Egjiptin përgjegjës për mbylljen e pikës kufitare”.

“Pika kufitare Rafah është e hapur, Izraeli nuk pranon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza. Edhe sot përgjegjësia për evakuimin e qytetarëve të vendeve të treta bie mbi Egjiptin. Egjipti nuk është përgjegjës për mosevakuimin tyre”, tha Ahmed Abu Zeid.

Duke iu referuar “Samitit të Paqes në Kajro” i cili planifikohet të mbahet në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, më 21 tetor, zëdhënësi A

MARKETING