Për shkak të kufizimeve izraelite, vetëm 5 mijë palestinezë e falën namazin e xhumasë Al-Aksa

Për shkak të kufizimeve izraelite, vetëm 5 mijë palestinezë e falën namazin e xhumasë Al-Aksa

Pasi Izraeli vendosi kufizime të moshës, vetëm 5 mijë palestinezë arritën ta falën namazin e xhumasë në Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu.

Forcat izraelite kontrolluan identitetin e palestinezëve para namazit të xhumasë.

Sidomos burrat nën moshën 65 vjeç dhe gratë nën moshën 50 vjeç që dëshironin të shkonin në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor për të falur namazin e xhumasë në Aksa nuk u lejuan.

Një zyrtar nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit, i cili nuk deshi të përmendet, për Anadolu tha se “Oborri i xhamisë ishte pothuajse bosh dhe vetëm 5 mijë njerëz arritën të faleshin”.

Administrata izraelite kishte vendosur një kufizim moshe për ata që dëshironin të falnin namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa këtë javë, siç bëri javën e kaluar.

Policia izraelite kishte ngritur barrikada rreth Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor, ku ndodhet xhamia Al-Aksa.

MARKETING