Svelça: Serbia nuk fsheh aspiratat për të pushtuar një pjesë të territorit të Kosovës, por ne nuk do të lejojmë asnjë veprimtari kriminale e terroriste në asnjë cep të vendit

Svelça: Serbia nuk fsheh aspiratat për të pushtuar një pjesë të territorit të Kosovës, por ne nuk do të lejojmë asnjë veprimtari kriminale e terroriste në asnjë cep të vendit

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelça, tha se ata duhet të jenë vigjilent ngase duke e ditur se me kë kemi punë, pra me Serbinë, atëherë nuk ka garanca se këto skenarë nuk mund të përsëriten sërish. Ai tha se ekzistojnë ende grupe për rreth kufirit dhe se Serbia fare nuk e fsheh aspiratën e saj për pushtim të një pjesës të territorit të Kosovës.

“Po ashtu ka grupe të caktuara të cilët kanë patur fitime të jashtëzakonshme financiare përmes kontrabandës së mallrave dhe njerëzve. Qoftë nga Serbia qoftë nga katër komunat, por edhe nga segmente nga pjesa tjetër e Kosovës, dhe patjetër që ata nuk do të lëshojnë dorë lehtë nga këto aspirata. Është e mundshme por vullneti i Qeverisë së Kosovës, i institucioneve dhe policisë së Kosovës është më i fortë se kurë se nuk do të lejohet asnjë veprimtari kriminale e terroriste në asnjë cep të Kosovës”, u shpreh Svelça në emisionin “Intervistë në SHENJA”.

 

MARKETING