(VIDEO) Kovaçevski: Data e zgjedhjeve duhet të caktohet nga të gjitha partitë

(VIDEO) Kovaçevski: Data e zgjedhjeve duhet të caktohet nga të gjitha partitë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se data e zgjedhjeve duhet të caktohet nga të gjitha partitë, e jo vetëm nga dy parti politike.  Ai nuk u përgjigj nëse pajtohet me kërkesën e VMRO-DPMNE-së që zgjedhjet parlamentare të mbahen bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 8 maj, por vetëm u shpreh se data e zgjedhjeve është temë diskutimi mes të gjitha partive politike, e jo vetëm temë mes dy partive.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Data e zgjedhjeve është temë diskutimi mes të gjitha partive politike, jo vetëm mes dy partive politike. Si Kodi Zgjedhor ashtu edhe mbajtja e zgjedhjeve bëhen në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, në përputhje me mandatet. Këtë vit kemi zgjedhje karakteristike pasi kemi edhe zgjedhje presidenciale edhe parlamentare”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski një ditë më parë deklaroi se 8 maji është termini i mundshëm kur do të mbaheshin rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare. Ai bëri thirrje për konsensus, sepse, siç theksoi, ashtu ishte praktika edhe më herët, gjegjësisht me konsensus të të gjithë faktorëve politikë të merret vendim rreth datës dhe kohës së mbajtjes së zgjedhjeve.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING