BFI me shqetësim po i ndjek zhvillimet ne Rripin e Gazës
Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut me shqetësim të thellë po i ndjek zhvillimit në rripin e Gazës, përkatësisht konfliktin në mes të Izraelitëve dhe Palestinezëve.
Reagimi i plotë i BFI-së:
Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut me shqetësim të thellë po ndjek zhvillimet në rripin e Gazës përkatësisht konfliktin në mes të Izraelitëve dhe Palestinezëve.
Ajo që kemi parë deri më tani, përshkallzimi i situatës së sigurisë në një konflikt të rëndë ka marrë shumë jetra njerëzore në të dyja palët.
BFI, dënon ashper aktet e dhunës, ngase me dhunë nuk sjell asnjë lloj zgjidhje, por vetëm thellohet ndarja dhe konflikti, vetëm sa shkon e rritet dhe poashtu rritet edhe numri i viktimave.
BFI është e përcaktuar të zbatoj normat fetare islame, norma të cilat ka përqafuar e gjithë bota muslimane, këta norma kuranore kanë përcaktuar paqën, tolerancën dhe mirkuptimin si vlera sublime të popujve musliman.
Ne si BFI duke pasur në konsideratë udhëzimet dhe normat islame për paqe dhe komunikim e dialog, kërkojmë sa më shpejt të ndalen luftimet dhe menjëherë të mundësohet paqja, dhe njëherit të krijohen kushte për zgjidhje të këtij problemi i cili ka zgjatur me dekada. Ne si BFI jemi të bindur se bisedimet dhe dialogu janë e vetmja zgjidhje, madje ne besojmë fort se nga dialogu konstruktiv do të arrihet edhe zgjidhje e drejtë.
Ne si BFI e RMV apelojmë te të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë, të ushtrojnë marrëdhëniet e tyre me këto dy vende për të ndalur këtë konflikt të trishtueshëm ku kanë humbur jetën: fëmijë, pleq, e njerëz të pafajshëm. Poashtu ne mendojmë se këta zhvillime do të destabilizojnë rajonin dhe poashtu do të shtohen edhe më shumë problemet.
Andaj, ndalimi i konfliktit është i patjetërsueshëm që të sjellë paqën e përhershme e të drejtë, gjithashtu ky ndalim do të sjellē perspektivë të shëndoshë nē ardhmëri për të dyja palet.