Vrasja e dy tifozëve nordikë në Bruksel, Suedia nuk pranon të luajë në pjesën e dytë

Vrasja e dy tifozëve nordikë në Bruksel, Suedia nuk pranon të luajë në pjesën e dytë

Është suspenduar ndeshja Belgjikë-Suedi, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Kjo pas sulmit që ndodhi momente më parë në Bruksel, ku një person vrau dy të tjerë, transmeton Klankosova.tv.

Personi i armatosur është larguar nga vendi i krimit dhe është ende në arrati.

Mediat lokale thanë se viktimat ishin suedezë. Suedia po luan kundër Belgjikës në kuadër të kualifikueseve Euro 2024 edhe pse është e paqartë nëse viktimat ishin në qytet për ndeshjen.

Ndërkohë, nuk dihet nëse ndeshja do të shtyhet apo do të vazhdojë.

Gjithashtu siç shkruan gazetari Fabrizio Romano, lojtarët janë duke refuzuar të futen për pjesën e dytë.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje është mbyllur me rezultat 1-1.

MARKETING