Monedha të rrejshme të dy eurove qarkullojnë në Maqedoni, janë përdorur për pagesat rrugore

Monedha të rrejshme të dy eurove qarkullojnë në Maqedoni, janë përdorur për pagesat rrugore

Në Maqedoninë e Veriut qarkullojnë monedha të rrejshme prej 2 euro, ndërsa nga MPB thonë se më së shumti përdoren për pagesë në pikë pagesat rrugore.

Ndërmarrja për Rrugë Shtetërore ka marrë ankesa kryesisht nga pikat e pagesave rrugore gjatë sezonit të verës. Nga ndërmarrja thonë se kanë zbuluar monedha false jo vetëm të 2 eurove, por edhe të 1 eurove.

Shuma totale e monedhave false, me të cilat janë paguar pagesat rrugore është 14.533 euro.

“Sipas të dhënave tona për periudhën 22.11.2022 deri më 31.07.2023, janë zbuluar gjithsej 7,141 monedha 2 euro të falsifikuara me vlerë totale 14,282 mijë euro dhe 251 monedha 1 euro të falsifikuara me vlerë 251 euro. Janë zbuluar gjithsej 14.533 euro të falsifikuara”, thonë nga NP “Rrugët shtetërore”.

Prej atje gjithashtu shtojnë se për të mbrojtur të punësuarit nga dukuri të tilla, të gjitha të ardhurat nga pikat e pagesës i sigurojnë në kompanitë e sigurimeve.

Më pas nëpërmjet tyre bëjnë rimbursimin, me të cilin çdo punonjës kompensohet për vlerën që duhet të jepte për të harmonizuar kasën e tij me qarkullimin ditor.

MARKETING