Sot u protestua për rastin e Onkologjisë në Shkup
Në organizim të platformës “Përgjegjësi” sot përsëri u mbajt protestë para Qeverisë për rastin me Klinikën e Onkologjisë.
Disa nga të pranishmit theksuan se nuk u besojnë institucioneve.
Në protestën e kaluar e cila, gjithashtu u mbajt para Qeverisë organizatorët theksuan se protestat organizohen, sepse është i madh mosbesimi në institucione, njëherësh porositën se nuk do të lejojnë të harrohen ngjarjet nga Onkologjia.