Zoran Zaev e Dimitar Kovaçevski sërish bashkë!

Zoran Zaev e Dimitar Kovaçevski sërish bashkë!

Sonte së selinë e LSDM-së në Shkup, kryeministri Dimitar Kovaçevski, si pjesë të ekipit strategjik të kësaj partie shihet se e ka bërë edhe ish – kryeministrin, Zoran Zaev, përcjell Almakos, me të cilin kohëve të fundit fitej në opinion se i kanë disa “fërkime” mes tyre.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Kovaçevskit lidhur me këtë takim:

“LSDM ka përvojë shumëvjeçare shtetërore dhe partiake, përkushtim dhe energji të plotë për të vazhduar me fitore dhe hap të shpejtë në rrugën evropiane.

Takimi i sotëm koordinues i ekipit strategjik është në këtë drejtim – të bëjmë gjithçka, të mundësojmë konsensus të plotë shtetëror dhe kombëtar për të përmbushur përcaktimin e shumicës dërrmuese të qytetarëve, për t’u bërë një shtet evropian me të drejta të plota deri në vitin 2030.

Rruga evropiane dhe anëtarësimi i plotë në BE është prioriteti më i lartë shtetëror dhe kombëtar maqedonas. Ky është një moment kyç, ka të bëjë me të tashmen, stabilitetin dhe të ardhmen e sigurt të të gjithë qytetarëve tanë, për të ardhmen e brezave të sotëm dhe të ardhshëm.

Qytetarët meritojnë një jetë kualitative me standarde evropiane, në një shtet evropian, e kjo duhet të jetë vendlindja jonë”.

MARKETING