MPB për TV SHENJA jep detaje për aksidentin në Çair

MPB për TV SHENJA jep detaje për aksidentin në Çair

Ministria e Punëve të Brendshme në një deklaratë pët TV SHENJA ka dhënë detaje për aksidentin në Çair, në të cilin u përfshinë dy automjete dhe mbetën të lënduar disa persona.

“Më datë 25.09.2023 në ora 19:30 është raportuar një aksident trafiku në kryqëzimin e rrugës Mak.Kos Brigada dhe Rrugës Mak.Brigada 2 në mes të veturave “Daevu” dhe “BMW”. Dy persona kanë marrë lëndime më të lehta, ndërsa dy të tjerë lëndime të rënda trupore. Një hetim është duke u zhvilluar. Ky është informacioni fillestar”, kanë deklaruar nga MPB për Televizionin SHENJA.

MARKETING