LPFMV, nesër luhen ndeshjet e xhiros së 8-të

LPFMV, nesër luhen ndeshjet e xhiros së 8-të

E diela sjell ndeshjet e xhiros së 8-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kryendeshja e kësaj xhiroje pritet të zhvillohet në Tetovë, aty ku Shkëndija e Ardian Nuhiut pret Makedonija Gjorçe Petrovin. Shkëndija ka pasur oscilacione të shumta në 3 ndeshjet e fundit, duke regjistruar 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Të njëjtën formë po e kalon edhe skuadra nga Shkupi, pasi në 3 përballjet e fundit numëron 1 fitore, 1 barazim  dhe 1 humbje. Jo më pak interesante pritet të jetë përballja Voska Sport – Shkupi, me të dyja skuadrat që në këtë ndeshje vijnë pas fitoreve bindëse në Kupë në mesjavë. Në ndeshjet tjera Struga përballet me Rabotniçkin, Brera Strumica takohet me Sileksin, Tikveshi do t’i mat forcat me Bregallnicën, ndërsa Vardari luan me Gostivarin.

MARKETING