Të dielën fillon emisioni i gazetares së njohur Biljana Sekullovksa në TV Shenja
![Të dielën fillon emisioni i gazetares së njohur Biljana Sekullovksa në TV Shenja](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/09/biljana-sekulovska.png)
Programi televiziv i TV Shenja po begatohet gjithnjë e më tepër në sezonin e ri. Kështu prej kësaj të diele do të filloj me emisionin e saj ekskluzivisht për TV Shenja dhe TV ERA, gazetarja shumë e njohur, Biljana Sekulovska.
Emisioni që do mbaj emrin “25 minuta” e që është më se i nevojshëm për shikuesit dhe hapësirën mediatike, sepse do të trajtojë tema të prekshme për qytetarët dhe hallet e tyre të përditshme.
Me çka prej kësaj të diele nga ora 20:30 do të mund të ndiqni këtë emision në TV Shenja.