Fishekzjarrët kushtojnë shtrenjtë, UEFA mbyll gjysmën e stadiumit për ndeshjen me Çekinë

Fishekzjarrët kushtojnë shtrenjtë, UEFA mbyll gjysmën e stadiumit për ndeshjen me Çekinë

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.

Komisioni i Disiplinës në UEFA e ka dënuar Federatën Shqiptare të Futbollit, si organizatore të takimit, me mbylljen e sektorëve pas porte për ndeshjen me Çekinë, që do të zhvillohet më 12 tetor.

Krahas mbylljes së tribunave mbrapa porte, FSHF si organizatore e ndeshjes me Poloninë, është dënuar edhe me një gjobë të majme prej 44 mijë eurosh, e cila duhet paguar brenda 90 ditëve nga dita e vendimit.

Një vendin ky i papritur dhe me kosto të lartë si nga ana sportive, edhe nga ajo financiare, pasi kuqezinjtë humbin mbështetjen e zjarrtë të tifozëve më të flaktë.

MARKETING