Kupa, Shkupi dhe Voska kualifikohen me stil në 1/8 e finales

Kupa, Shkupi dhe Voska kualifikohen me stil në 1/8 e finales

Shkupi dhe Voska Sport janë kualifikuar me stil në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut. Skuadra nga Çairi deklasoi me rezultat 8:0 ekipin e Konjares dhe mori biletën për në raundin e radhës të këtij turneu, përderisa Voska Sport me shifra 10:0 eliminoi Karbincin. Kualifikim për në 1/8 e finales së Kupës mori edhe Bashkimi që eliminoi përmes penalltive Skopjen, pasi ndeshja e rregullt u mbyll me barazim 1:1. Ndërkohë nga kjo garë u eliminuan Arsimi, Besa, Gostivari dhe Vëllazërimi. Kualifikim me goleadë mori edhe Bregallnica që mundi Novacin me rezultat 8:0. Në raundin e parë ishin të lira ekipat si Struga, Makedonija Gjorçe Petrov, Shkëndija dhe Sileksi. /SHENJA/

MARKETING