Ancelotti i “magjepsur” pas Joselu: Është shumë i rëndësishëm për ne, më pëlqen shumë stili i tij i lojës

Ancelotti i “magjepsur” pas Joselu: Është shumë i rëndësishëm për ne, më pëlqen shumë stili i tij i lojës

Pritej një përballje spektakolare dhe ashtu rezultoi të ishte. “Galaktikët” e Real Madrid kanë vazhduar serinë e fitoreve në La Liga, teksa mbrëmjen e kësaj të diele kanë arritur të triumfojnë ndaj Real Sociedad, me rezultatin e ngushtë 2 me 1, në “shtëpinë” e tyre, “Santiago Bernabeu”.

Falë dy golave të Federico Valverdes dhe sulmuesit Joselu në pjesën e dytë të sfidës, “galaktikët” vijonjnë të kryesojnë La Liga-n me 15 pikë të plota, duke kënaqur jo pak tekniku e tyre, Carlo Ancelotti.
Për këtë fitore ka folu dhe trajneri italian, i cili është kthyer në një “fans” të madh të Joselu, karakteristikat e të cilit i cilëson të veçanta dhe shumë të domosdoshme për stilin e lojës së skuadrës së tij.

“Më pëlqen shumë Joselu, ai është një garanci. Është shumë i rëndësishëm për Realin, është i vetmi sulmues që kemi me cilësi të tilla. Na ka munguar një si Joselu në sezonet e kaluara”,- u shpreh tekniku i “galaktikëve”.

MARKETING