Stoillkovski: Ndryshimet në kodin penal janë për amnistinë e qeverisë

Stoillkovski: Ndryshimet në kodin penal janë për amnistinë e qeverisë

Zëdhënësi I VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, tha se ndryshimet në Kodin Penal janë për amnistinë e qeverisë. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse ata si parti ndajnë qëndrimin me partitë nga opozita shqiptare se amendamentet në Kodin Penal janë për amnistinë e ish kryetarit të VMRO-së Nikolla Gruevskit dhe sigurimin e shumicës së dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, ai theksoi se amendamentet në Kodin PenaL janë një përpjekje për të shpëtuar qeverinë nga përgjegjësia.

MARKETING

Description of image

 

NAUM STOILLKOVSKI

“VMRO-DPMNE është një parti e madhe me pikëpamjet e veta të qarta. Ndryshimet në Kodin Penal janë për amnisti të pushtetit, përpjekje për të shpëtuar nga përgjegjësia, ata 6 vjet e udhëheqin vendin në krim, korrupsion dhe varfëri dhe për këtë do të mbajnë përgjegjësi”.

MARKETING