Rezultat shokues, Interi shkatërron Milanin

Rezultat shokues, Interi shkatërron Milanin

Nuk kanë të ndalur fitoret e Interit kundër Milanit. Ekipi i Inzagit ka shkatërruar Milanin me rezultatin 5-1.
Golin e parë të takimit e shënoi Mkhitaryan në minutën e 5 të pjesës së parë, ndërsa epërsinë e dyfishoi Marcos Thuram në minutën e 38.
Më pas në pjesën e dytë, Milani u rikthye në lojë me anë të golit të Leaos, megjithatë kjo ishte vetëm një moment, ngase më pas Interi arrin të shënon edhe tre gola tjerë.
Sërish Mkhtaryan shënon gol, Hakan Calhanoglu ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Frattesi.
Kjo është fitorja e katërt e Interit në katër ndeshje të luajtura këtë sezonë, ndërsa humbja e parë për Milanin. /SHENJA/

MARKETING