(VIDEO) MPJ konfirmoi se i ka shpall non-grata tre diplomatë rusë

(VIDEO) MPJ konfirmoi se i ka shpall non-grata tre diplomatë rusë

Ministria e Punëve të Jashtme konfirmoi se Maqedonia e Veriut ka shpallur persona të padëshirueshëm (non grata) tre diplomatë nga Ambasada Ruse në vend.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se më 12 shtator në MPJ është thirrur ambasadori i Federatës Ruse, të cilit i është dorëzuar nota diplomatike, me të cilën tre diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Shkup janë shpallur të padëshirueshëm. Sipas MPJ-së vendimi këtillë është marrë pas informacioneve të marra nga autoritetet kompetente për aktivitete të ndërmarra e që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Për shpalljen non grata të tre diplomatëve rus, të premten reagoi Ambasada e Federatës Ruse në vend përmes një postimi në rrjetin social “X” ku  transmetoi një koment të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.

Rusia e ka cilësuar si të papërgjegjshëm dhe akt armiqësor shpalljen e tre diplomatëve për persona të padëshiruar dhe paralajmëroi se nuk do të mbetet pa përgjigje.

Komenti i Zaharovës është publikuar edhe në faqen zyrtare të internetit të MPJ-së ruse.Zaharova thekson se  autoritetet e RMV-së “vazhdojnë të ecin në rrugën e përkeqësimit të konfrontimit dhe t’i zhvillojnë raportet bilaterale, të cilat edhe ashtu janë në krizë të thellë, në qorr sokak. /SHENJA/

MARKETING