E konfirmon MPJ: Po i kemi dëbuar tre diplomatë rus

E konfirmon MPJ: Po i kemi dëbuar tre diplomatë rus

Më 12 shtator në Ministrinë e Punëve të Jashtme është thirrur ambasadori i Federatës Ruse, të cilit i është dorëzuar nota diplomatike, me të cilën tre diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Shkup janë shpallur të padëshirueshëm në vend (persona non grata), njoftojnë nga MPJ e RMV-së.
“Vendimi këtillë është marrë pas informacioneve të marra nga autoritetet kompetente për aktivitete të ndërmarra e që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.
Ndryshe lidhur me këtë ka reaguar edhe zëdhënësja e MPJ-së Ruse duke thënë se ky veprim i Maqedonisë së Veriut është armiqësor dhe nuk do të mbetet pa përgjigje.

MARKETING