Ministria e Drejtësisë do të kryen mbikëqyrje në sistemin për ndarjen elektronike të lëndëve në prokuroritë publike

Ministria e Drejtësisë do të kryen mbikëqyrje në sistemin për ndarjen elektronike të lëndëve në prokuroritë publike

Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Publike do të publikohet në Regjistrin Kombëtar Elektronik të Procesverbaleve (RKEP), thonë nga Ministria e Drejtësisë..
“Miratimi i Ligjit për plotësimin e Ligjit për prokurorinë publike rrjedh nga nevoja për forcimin e mekanizmave për ndarjen elektronike të lëndëve në prokuroritë publike dhe me të precizohet kompetenca e organeve dhe trupave të përcaktuara me Ligjin për kryerjen e mbikëqyrjes.

MARKETING

Description of image

Gjithashtu, ndryshimi që propozohet është në përputhje me synimin themelor të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe është në frymën e reformave në fushën e gjyqësorit dhe avancimit të tij të mëtutjeshëm”, thonë nga kjo ministri.

Siç thonē nga kjo ministri, Ministria e Drejtësisë sipas Ligjit për gjykatat, kryen mbikëqyrje të rregullt në funksionimin e AKMIS-it nëpër gjykata. Ministria e Drejtësisë, pas mbikëqyrjeve të kryera në gjykata, përgatit procesverbale dhe të njëjtat i publikon në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe ia përcjell gjykatës më të lartë dhe Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, Komisioni përgatit raporte gjashtëmujore që publikohen në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë, të cilat përmbajnë gjendjet e konstatuara në gjykata në lidhje me zbatimin e dispozitave të Rregullores Gjyqësore dhe ndarjes dhe rindarjes automatike të lëndëve në gjykatat që realizohet nëpërmjet AKMIS-it.

MARKETING