Konfirmohet ndeshja kontrolluese, Maqedonia dhe Armenia përballen me 17 tetor në Strumicë

Konfirmohet ndeshja kontrolluese, Maqedonia dhe Armenia përballen me 17 tetor në Strumicë

Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe Federata e Futbollit të Armenisë kanë konfirmuan ndeshjen kontrolluese ndërmjet përfaqësueseve A të Maqedonisë dhe Armenisë.

Ndeshja kontrolluese ndërmjet dy përfaqësueseve është caktuar për më 17 tetor në stadiumin “Bllagoj Istatov” në Strumicë, me fillim nga ora 15:00.

Ndeshjen e fundit kundër Armenisë, Maqedonia e ka luajtur më 11 nëntor 2021 në eliminatoret për Kampionatit Botëror 2022. Maqedonia dhe Armenia deri më tani kanë luajtur gjithsej 12 ndeshje. Përfaqësuesja e vendit ka 5 fitore, ndërsa në tri ndeshje nuk ka pasur fitues, Armenia ka fituar tri herë.

MARKETING