(VIDEO) Opozita shqiptare mbështet protestën e banorëve ndaj deponisë “Drislla”

(VIDEO) Opozita shqiptare mbështet protestën e banorëve ndaj deponisë “Drislla”

Opozita shqiptare mbështet protestën e banorëve të fshatit Batincë për deponinë Drislla. Lëvizja Demokratike nëpërmjet një komunikate me shkrim ka njoftuar se e përkrahin fuqishëm protestën qytetare kundër abuzimit në Deponinë Drislla.

LËVIZJA DEMOKRATIKE

“Në vijë me shqetësimin e qytetarëve të Karshiakës, e sidomos atyre të fshatit Batincë dhe konzistent me reagimet e mëhershme, përkrahim fuqishëm protestën qytetare dhe i ftojmë të gjithë qytetarët pavarësisht proviniencës politike të marrin pjesë në mënyrë sa më masovike”.

Nda Lëvizja Demokratike sqarojnë se deponia Drislla tashmë 30 vite funksionon pa përmbushur kriteret e duhura ekologjike, konform Ligjit për Mbrojtje dhe avansim  të ambientit jetësor dhe Ligjit për menaxhim me mbeturinat, e mos të flasim për standardet evropjane bashkëkohore.

Edhe nga Alternativa thonë se duke dëgjuar zërin e ankesës së qytetarëve të fshatit Batincë, por edhe të gjithë zonës së fshatrave të Karshiakës së Shkupit, që protestojnë kundër asaj që ndodh me deponinë “Drislla”, ata e mbështesin këtë protestë.

ALTERNATIVA

“Nga ajo që jemi të informuar këto ditë nga terreni, por edhe nga pamjet e trishtueshme që janë shfaqur në mediat sociale, rezulton se në atë deponi, përveç helmeve që e ndotin ajrin dhe ujin, aty hidhen edhe foshnja të abortuara ose të vdekura, fetuse dhe gjymtyrë të njerëzve, që pastaj përmes kafshëve dhe insekteve barten jashtë deponisë, duke shkaktuar jo vetëm ankth e trishtim te banorët e zonës, por edhe duke u bërë burim i sëmundjeve për banorët e kësaj ane.

Sipas Alternativës krejt kjo është arsyeja që partia ta ngre zërin e protestës dhe të kërkojë nga të gjitha institucionet e pushtetit qendror, veçanërisht nga Ministria e Mjedisit, Ministria e Punëve të Brendshme, nga inspektorati mjedisor e sanitar, por edhe nga Qyteti i Shkupit dhe, veçmas, nga Prokuroria Publike, që të ndërmarrin masa për konfirmimin e këtyre informacioneve dhe për mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING