Dogana sekuestroi një minibus me targa të Shqipërisë në të cilin është zbuluar një bunker për fshehjen e mallit

Dogana sekuestroi një minibus me targa të Shqipërisë në të cilin është zbuluar një bunker për fshehjen e mallit

Drejtoria Doganore në vendkalimin kufitar Tabanoc ka sekuestruar një minibus me targa të Shqipërisë në të cilin janë zbuluar bunkerë specialë të destinuar për fshehjen e mallit.

Nga Doganat thonë se minibusi bënte transport të jashtëligjshëm të pasagjerëve në linjën Tiranë – Bruksel.

“Rasti është zbuluar në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanoc nga inspektorët doganor të ekipit mobil të Departamentit për kontroll dhe hetime, të cilët kanë kryer kontrollin e minibusit.

Pas kallëzimit në gjykatën kompetente, e njëjta ka marrë vendim për konfiskimin e automjetit, ndërsa shoferit të mjetit i është shqiptuar gjobë për shkak të shkeljes së nenit 263 paragrafi 7 dhe nenit 269 paragrafit 2 nga Ligji për Dogana”, thuhet një njoftimin e Doganave

MARKETING