UNDP organizon debat për trajtimin e dezinformatave dhe lajmeve të rreme

UNDP organizon debat për trajtimin e dezinformatave dhe lajmeve të rreme

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) organizon sot një panel diskutimi në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup, “Demokracia në rrezik: Ballafaqimi me dezinformimin si rrezik për procesin zgjedhor”, në  të cilën do të debatojnë për lajmet e rreme dhe dezinformatat dhe ndikimin e tyre të fortë në proceset demokratike.

“Në një kohë kur lajmet përhapen më shpejt se kurrë më parë, publikimi dhe shkëmbimi i informacionit të saktë ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për proceset demokratike. Nga ana tjetër, lajmet e rreme dhe dezinformatat përhapen me “shpejtësinë e dritës” përmes kanaleve të ndryshme mediatike dhe mund të minojnë lehtësisht besimin, shtrembërojnë faktet dhe manipulojnë opinionin publik”, thekson zyra e UNDP-së.

UNDP njoftoi se kanë vendosur që Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ta shënojnë me një panel diskutimi duke pasur parasysh, siç thekson, “ekspozimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj dezinformatave, si dhe zgjedhjet e ardhshme në vend”. 

MARKETING