Enis Bardhi i jep pikë të madhe Maqedonisë së Veriut kundër Italisë

Enis Bardhi i jep pikë të madhe Maqedonisë së Veriut kundër Italisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka barazuar 1:1 me Italinë në stadiumin “Todor Proeski” në ndeshjen e vlefshme eliminatore për Kampionatin Evropian 2024, njofton SHENJA.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 47-të kur Imoblije me kokë shënon për 1:0.

Pas pranimit të golit përfaqësuesja e vendit u hodh në kërkim të golit të barazimit, ndërsa ai do të vinte në minutën e 81-të kapitenit Enis Bardhi shënon super gol nga gjuajta e lirë. Falë këtij supergoli përfaqësuesja e vendit siguron një pikë të rëndësishme kundër një kundërshtari të vështirë siç është kampionia e Evropës Italia.

Pas këtij barazimi përfaqësuesja e vendit mban pozitën e katërt në grup me 4 pikë aq s aka edhe Italia në vendin e tretë.

Ndeshjen e radhës Maqedonia e Veriut e luna pas 3 ditësh kundër Maltës në transfertë.

 

Samir Sinani /SHENJA/

MARKETING